Lajmet

Samsung konfirmon, problemet e baterisë shkaku kryesor i flakëve të Note 7

Jan 23 2017
0 Shpërndarje
Hetimi i Samsung ndaj shkaqeve të shpërthimit në flakë të Galaxy Note 7 zbuloi se mbi nxehja e baterive erdhi si rezultat i një problemi me bateritë. Samsung konfirmon, problemet e baterisë shkaku kryesor i flakëve të Note 7 Photo Source: Associated Press

Në Tetor kompania ndaloi prodhimin e Note 7 dhe tërhoqi njëherë e mirë telefonin nga tregu. Ky vendim i ka kushtuar kompanisë plot 5.3 miliard dollar duke dëmtuar gjithashtu reputacionin e firmës Koreano-Jugore.

Ditën e Hëne në një dalje zyrtare Samsung tha se as hardueri e as softueri nuk ishin fajtor por bateria.

Por çfarë shkoi keq?

Kompania thotë se gabimet në dizajn por edhe prodhim të baterive nga dy prodhuesit çuan në një prej dështimeve më të bujshme në industri.

Sipas hetimeve, zanafillave e problemeve ishte mungesa e materialit të nevojshëm të izolimit brenda baterive dhe dizajni i cili nuk krijonte hapësira e mjaftueshme për të akomoduar elektrodat e baterisë.

Samsung ka marrë të gjitha përgjegjësitë e dështimit të baterive. Kompania vendosi të mos fajësonte asnjë prej prodhuesve të baterive ku njëri prej tyre është filial i Samsung.

Gjigandi Korean tha se nuk do të ndërrmerrte asnjë akt ligjor ndaj prodhuesve duke pranuar përgjegjësinë e disa kritereve mjaft specifike.

Lançuar në Gusht të 2016-ës, pritshmëritë për Note 7 ishin të larta. Por në Shtator kompania tërhoqi 2.5 milion telefonë pas ankesave të mbi nxehjes dhe baterive që shpërthenin. Pas insistoi se baterisë e zëvendësuara janë të sigurta, kompania u përball me ankesa të tjera.

Kompania premtoi se gabime të tilla nuk do të përsëriten më.

Historia e Note 7-ës

24 Gusht: Rasti i parë i shpërthimit në Note 7 publikohet në lajme

2 Shtator: Samsung njofton tërheqjen globale të 2.5 milion Note 7

8 Shtator: Autoritetet Amerikane të Aviacionit Civil kërkojnë fikjen e telefonëve gjatë udhëtimeve

9 Shtator: Komisioni Amerikan i Sigurisë së Konsumatorëve kërkon ndalimin e përdorimit të telefonit

5 Tetor: Raste të reja të shpërthimit të telefonëve me bateritë e zëvendësuara

11 Tetor: Samsung ndalon përfundimisht prodhimin e Note 7 (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>