Harduer

Samsung konfirmon që Galaxy Note 4 do të zbulohet më 3 shtator

Aug 6 2014
0 Shpërndarje
Samsung konfirmon që Galaxy Note 4 do të zbulohet më 3 shtator

Screen_Shot_2014-08-05_at_5.27.51_PM.0_standard_640.0Samsung ka dërguar ftesat për ngjarjen e quajtur “Episodi 2”, ngjarje kjo e cila është planifikuar të mbahet në tri qytete – Berlin, Pekin dhe Nju Jork – në të njëjtën kohë më 3 shtator. Etiketa “Gati? Ja data!” nuk është një indikacion edhe aq i fuqishëm për një pajisje tjetër në linjën Galaxy Note të Samsung-ut.

Galaxy Note 3 ishte zbuluar në IFA Berlin gjatë vitit të kaluar, si dhe Note 2 një vit më përpara tij. E njëjta gjë pritet të bëhet për Galaxy Note 4 në këtë konferencë për shtyp, e cila pritet të mbahet në ditën e parë të kësaj ngjarjeje IFA dhe është planifikuar të bëhet transmetimi i drejtpërdrejtë i saj në kanalin e Samsung-ut në YouTube.

Note 4 pritet të ketë ekranin me të njëjtën madhësi prej 5.7 inç, sikur në Note 3, por do të huazojë një veçori ose dy nga Galaxy S5, si rezistenca ndaj ujit dhe një skaner i gjurmëve të gishtërinjve për ta zhbllokuar pajisjen.

Ngjarja e fundit e njohur si e shpaketimit nga Samsung është mbajtur në muajin shkurt në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë. Ai solli smartfonin Galaxy S5, orët e mençura Gear 2 dhe Gear 2 Neo, e po ashtu edhe Gear Fit. (PCWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>