Harduer

Samsung konfirmon se edhe smartfonët e tyre të ardhshëm do të kenë procesorë 64-bit

Sep 13 2013
0 Shpërndarje
Samsung konfirmon se edhe smartfonët e tyre të ardhshëm do të kenë procesorë 64-bit

samsung1Pas lançimit të iPhone 5S dhe iPhone 5C ditën e martë, vëmendja është kthyer tashmë tek Samsung-u, rivali më i madh i Apple.

Dhe nuk vonoi shumë derisa kompania dha një deklaratë zyrtare se cila do të jetë e ardhmja e smartfonëve të vet.

Shefi i sektorit mobile në Samsung, Shin Jong-kyun, konfirmoi për The Korea Times se kompania po planifikon të lançojë smartfonë të rinj të cilët do të kenë gjithashtu procecorë 64-bit, ashtu si ato të Apple. Megjithatë, ato nuk do të vijnë “shumë shpejt” në treg, u shpreh ai.

iPhone 5S dhe iPhone 5C janë smartfonët e parë në treg me procesorë 64-bit. Kjo është arsyeja pse ato janë disa herë më të shpejtë se paraardhësi i tyre, iPhone 5. Shin iu referua edhe synimeve të Apple për të rritur prezencën në tregun e gjerë të Kinës.

“Samsung e kupton që Apple pretendon të zgjerojë biznesin e vet në Kinë dhe Japoni, prandaj, për ne kjo do të thotë edhe më shumë punë në këto shtete.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>