Harduer

Samsung konfirmon se ka në plan të prezantojë TV me sistemin operativ Tizen

Jun 2 2014
0 Shpërndarje
Samsung konfirmon se ka në plan të prezantojë TV me sistemin operativ Tizen

samsung-banner2-786x305Samsung po përgatitet për prezantimin e produkteve të reja të bazuara në sistemin operativ Tizen, pasi ka njoftuar rreth planeve të saj për të ofruar SDK për produktet e televizorëve të mençur muajin e ardhshëm.

Kompania koreane tashmë ka dërguar pajisje me sistemin operativ Tizen të bazuar në Linux dhe bëhet fjalë për orët e saja të mençura Gear 2 dhe Gear 2 Neo dhe tashmë do të lëshojë një version Beta të SDK për TV Samsung duke u dhënë zhvilluesve shansin të kenë në duart e tyre softuerin.

Samsung thotë se versioni Beta përfshin një veçori të mençur ndërveprimi që bën të mund përdorimin e gjesteve ose komandave me zë, opsionin për ekrane të shumëfishta si dhe ndërlidhjen e pajisjeve mobile dhe pajisjeve teknologjike trupore. Kompania nuk ka bërë me dije se kur ky TV do të dalë në shitje për përdoruesit.

Wall Street Journal muajin e kaluar raportoi se Samsung po përgatitej për të lançuar smartfonët e parë të saj me sistemin operativ Tizen në Rusi dhe Indi, ndërkohë gjithashtu përgatitjen e televizorëve me po këtë platformë.

Këto pajisje mobile duan kohë që të vijnë, por lajmet e ditëve të fundit konfirmojnë planet e fundit të Samsung për televizorët e mençur me Tizen. Kompania si duket ka braktisur planet e saj për lançimin e smartfonëve dhe nuk ka asnjë garanci nëse e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me TV. SDK Tizen për TV do të jetë i disponueshëm për tu shkarkuar nga Samsungdforum.com në ditët e parë të korrikut. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsungTV
Lajmet e fundit>