Harduer

Samsung krijon kasën Ultrasonic që ndihmon të verbrit

Aug 21 2014
0 Shpërndarje
Samsung krijon kasën Ultrasonic që ndihmon të verbrit

galaxy-core-advance-ultrasonic-coverJo të gjithë ne kemi nevojë për një kasë UltraSonic për të lëvizur përreth, por Samsung është duke krijuar një të tillë për Galaxy Note 4. Në rast se ju nuk keni dëgjuar më parë për një kasë UltraSonic, ajo është një kasë e dizajnuar për të ndihmuar njerëzit që kanë problem me shikimin, pra për të verbërit. Në sajë të një sensori UltraSonic kjo kasë mund të zbulojë objekte pranë saj dhe është në gjendje ti dërgojë sinjale lexuesit. Kjo kasë do të jetë në tre nivele rrezesh, duke përfshirë rreze të gjata të shkurtra apo të mesme.

Samsung tashmë zotëron një smartfon i cili përmban disa aksesorë që ndihmojnë pjesërisht të verbërit për të menaxhuar pajisjet e tyre, Galaxy Core Advance i cili gjithashtu përmban një kasë UltraSonic. Nga ana tjetër nuk është akoma e qartë se pse një person me probleme në shikim do të zgjidhte të blinte një Galaxy Note 4 me ekran aq të madh, ndërkohë që mund të kishte alternative të tjera. Por për fat të keq Samsung është duke e krijuar këtë kasë vetëm për Galaxy Note 4 dhe të lartpërmendurin Galaxy Core Advance. Më poshtë do të gjeni përshkrimin e këtij produkti nga vet kompania Samsung.

“Ky produkt nuk është krijuar të parandalojë apo të kurojë ndonjë sëmundje. Ky produkt nuk është një pajisje mjekësorë. Ajo nuk mund të zëvendësojë një shkop dhe nuk mund të përdoret si zëvendësues i ndonjë mjeti ndihmës mjekësor. Duhet që gjithmonë të përdoret bashkë me një shkop, qen ose një njeri ndihmës sepse vetëm kjo pajisje nuk është në gjendje t’ju japë aq informacion sa të keni një udhëtim të sigurt. Ne ju rekomandojmë që fillimisht të mësoheni me procedurat e manualit dhe pastaj të filloni ta përdorni. Nuk mbajmë përgjegjësi për çdo keqpërdorim të produktit ose keqinterpretim të manualit. Produkti nuk i identifikon gropat prandaj gjatë ushtrimeve bëni mirë që të jeni në një mjedis të sheshtë dhe pa pengesa. Për më shumë informacione dhe këshilla të tjera referojuni manualit të produktit”. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>