Harduer

Samsung kufizon karikimin e Galaxy Note 7-tës në 30%

Dec 9 2016
0 Shpërndarje
Samsung kufizon karikimin e Galaxy Note 7-tës në 30%

_91747845_samsungbatteryfireSamsung po përgatitet të përditësojë telefonët Galaxy Note 7 të cilët janë akoma në qarkullim dhe përbëjnë rrezik për mbajtësin e tyre duke ndaluar karikimin përtej masës 30%.

Gjatë Shtatorit, gjigandi Korean filloi një fushatë masive të tërheqjes së paisjes nga tregut pas ankesave për shpërthime të baterisë. Në bazë të përllogaritjeve të kompanisë, në Europë afro 10% e përdoruesve të Note 7-tës nuk i kanë kthyer akoma telefonët e tyre.

Samsung bëri të ditur se përditësimi më i fundit është me qëllim që të nxisë përdoruesit të rikthejnë telefonët e tyre. Konsumatorët kanë mundësi ti zëvendësojnë telefonët përmes programeve lokale shtoi kompania.

Në disa raste, përditësimi i Samsung fikte terësisht valët celulare dhe Wi-Fi duke e bërë plotësisht të padobishëm në mënyrë që përdoruresit ti rikthenin ato.

Dëmi i shkaktuar llogaritet në 30% të fitimeve nga Note 7. (PCWorld Albanian)

Tags >

Note 7
Lajmet e fundit>