Harduer

Samsung lançoi një ngjyrë të re për Galaxy S8-ën

Nov 29 2017
0 Shpërndarje
Galaxy S8-ta u prit nga konsumatorët në mbarë botën pas një 2016 të vështirë që Samsung kaloi me Note 7-ën. Samsung lançoi një ngjyrë të re për Galaxy S8-ën

Një video e Samsung Galaxy S8 u shfaq pak ditë më parë dhe më pas burimet e industrisë e konfirmuan.

Sot Samsung zyrtarisht lançoi Galaxy S8-ën në ngjyrë të re në Korenë e Jugut dhe së shpejti do të ofrohet edhe në tregje të reja.

Samsung thotë se ngjyra e re kombinon mësë miri me elegancën prej xhami dhe metali të S8-ës.

Ky është opsioni i shtatë që Samsung ofron krahas ngjyrës së zezë, gri, blu, argjendtë, pink dhe artë.

Galaxy S8-ta u prit nga konsumatorët në mbarë botën pas një 2016 të vështirë që Samsung kaloi me Note 7-ën.

Në Gusht kompania tha se kishte shitur 20 milion S8 dhe S8 Plus përpara se të sillte një tjetër flagship, Note 8-ën.

Trendet që solli S8-ta së shpejti u shfaqën tek shumë telefonë të tjerë siç është ekrani pa skaje. Ai është konsideruar si telefoni i së ardhmes. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>