Harduer

Samsung lançoi procesorin e internetit të gjërave Exynos T200

Jun 22 2017
0 Shpërndarje
Në brendësi të tij gjendet një procesor Cortex R4 dhe një procesor dytësor Cortex M0+. Samsung lançoi procesorin e internetit të gjërave Exynos T200 Photo Source: Samsung

Samsung ka prodhuar procesorë për telefonët inteligjente që kur lançoi serinë e parë të Galaxy S në 2010-ën. Tashmë ndërsa pajisjet inteligjente po fitojnë terren, kompania është gati të zgjerojë portofolin e saj të procesorëve.

Samsung lajmëroi fillimi e prodhimit të Exynos T200, një procesor për internetin e gjërave. Çipi bazohet mbi arkitekturën 28 nanometër High-K Metal Gate (HKGM) dhe përmban konektivitet Wi-Fi.

Në brendësi të tij gjendet një procesor Coretex R4 dhe një procesor dytësore Cortex M0+. Falë dy procesorëve pajisjet mund të funksionojnë pa jë kontroller shtesë.

Për të mbajtut sa më të lartë sigurinë, Samsung implementoi një harduer sigurie në Exynos T200. Çipi i ri është një përmirësim i platformës Samsung Artik. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>