Lajmet

Samsung lançon dyqanin online “Smart Learning” për sektorin e edukimit

Sep 3 2014
0 Shpërndarje
Samsung lançon dyqanin online “Smart Learning” për sektorin e edukimit

samsung_smart_learning_storeKompania Samsung të martën lajmëroi lançimin e produktit të saj më të ri “Smart Learning” , atë e quan dyqanin e parë të edukimit online në Indi. Samsung shprehet se ky dyqan online është dizajnuar për ti ofruar studentëve një metodë online të studimit interaktiv.

Materiali është krijuar për të përmbushur nevojat e të mësuarit të nxënësve që nga klasa e parë deri në klasën e 12. Gjithashtu këtu studentët mund të përgatiten për provime finale. Samsung thotë se në një të ardhme të afërt kjo platformë do të ofrojë dhe material për shkollat e tjera apo institucionet mësimore.

“Smart Learning” do të jetë i disponueshëm në të gjitha tabletat Samsung Galaxy dhe do të ketë një përmbajtje të cilësisë së lartë të informacionit të përmbledhur nga mësues dhe akademikë profesional. Ajo përfshin njohuri të thelluara në lëndë të ndryshme, video, ushtrime interaktive dhe teste praktike.

Ky dyqan do të jetë i aksesueshëm dhe offline në disa pika të caktuara. Samsung njofton se afërsisht 2000 dyqane janë lejuar të shesin këtë produkt për përdoruesit e Galaxy Tab. Kjo shifër do të zgjerohet në 10.000 së shpejti. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>