Samsung lançon garën me shpërblime prej 800,000 $ për zhvilluesit e aplikacioneve

May 20 2013
0 Shpërndarje
Samsung lançon garën me shpërblime prej 800,000 $ për zhvilluesit e aplikacioneve

Ndërmarrja Samsung do të mbajë një garë për zhvilluesit e aplikacione për Galaxy S4 duke përdorur ndërfaqen softuerike “peer-to-peer” të ndërmarrjes.

Shpërblimet për këtë garë do të arrijnë vlerën prej 800 mijë dollarë. Ndërmarrja koreane-jugore tha gjatë të hënës që aplikacionet që futen në “Sfidën e Aplikacioneve të Mençura 2013” duhet të përdorin SDK-në (Software Development Kit) e Samsung Chord.

Chord është një ndërfaqe softuerike që mundëson krijimin e lidhjeve pa tela drejtpërdrejt mes smartfonëve Samsung, pa përdorimin e një serveri online ose rrjeti telefonik mobil.

Samsung, duke qenë si prodhues më i madh i softuerëve, por pasi që mbështetet në Android, aplikacionet që funksionojnë për të, mund të përdoren edhe në smartfonët e prodhuesve të tjerë rivalë që e përdorin këtë sistem operativ. Prandaj, kjo ndërmarrje është duke u angazhuar që të ketë aplikacionet e veta të zhvilluara posaçërisht për tregun e vet.

Në mesin e gjërave me të cilat duhet të cilësohen aplikacionet janë të qenit unik, potenciali komercial dhe dizajni. Aplikacionet duhet të paraqiten nga 20 qershori deri më 31 gusht dhe vlerësimi do të shkojë përgjatë muajit nëntor.

Në këtë garë do të shpallen 10 fitues

Përveç përdorimit të Chord, aplikacionet e paraqitura duhet të shiten në tregun “Samsung Apps” dhe të përdorin ndërfaqet e programimit të aplikacioneve për Samsung për blerje të aplikacioneve dhe paraqitje të reklamave.

Gjithsej do të shpallen 10 fitues, ku vendi i parë do të marrë shpërblimin prej 200,000 dollarëve, secili nga tre konkurrentët që merr vendin e dytë do të marrë 100,000 dollarë dhe 50,000 dollarë do të shkojnë për secilin nga gjashtë konkurrentët e radhitur në vendin e tretë.

Aplikacionet që fitojnë do të jenë kandidatë për investime nga Samsung dhe do të reklamohen përgjatë ngjarjeve për shtyp dhe përgjatë pronave online të ndërmarrjes. Kjo është hera e dytë që hapet një garë e tillë.

Gara gjatë vitit të kaluar, për pajisjet Galaxy Note dhe Tab, ishte fituar nga aplikacion “Gun&Blood”, që është një aplikacion i zhvilluar nga Feelingtouch, me përshkrimin “Dëgjo njeri, është koha që t’i vrasim të gjithë terroristët.” Chord është një API e bazuar në Java që përpiqet që ta bëjë më të lehtë për zhvilluesit që të implementojë aspektet e ndryshme të aplikacioneve “peer-to-peer”, duke përfshirë zbulimin e pajisjeve të afërta, porosive dhe bartjes së skedarit. (PCWorld Albanian)

Samsung

Lajmet e fundit>