Harduer

Samsung lançon kamerën për fotot që i bëjmë vetes (“selfie”)

Mar 19 2014
0 Shpërndarje
Samsung lançon kamerën për fotot që i bëjmë vetes (“selfie”)

Samsung_Camera_NX_Mini-6Të gjithëve na pëlqejnë fotot që i bëjmë vetes (ose siç njihen ndryshe, selfies). Problemi është se në shumë raste detyrohemi të përdorim kamerën dytësore (ose ballore) të smartfonin tonë, e cila në shumicën e rasteve është shume e dobët krahasuar me kamerën kryesore. Idealja do të ishte ta shihnim veten dhe të kishim një kamerë të mirë sa herë që duam të bëjmë një selfie.

Për këtë ka menduar Samsungu në lançimin e fundit. NX Mini është një kamerë, ekrani i së cilës mund të rrotullohet në një kënd prej 180 gradësh për t’iu përshtatur sa më mirë përdoruesit. Peshon jo më shumë se një smartfon dhe mund të mbahet lehtësisht në xhep. Lentet e kamerës janë 9 mm dhe 17 mm si dhe ka një zmadhim 9-27 mm. Megjithatë, kamera shoqërohet edhe me një adaptues lentesh, e cila i mundëson të funksionojë me çdo lloj lentesh NX.

Autofokusimi është i shpejtë, edhe pse në përshtypjet e disa mediave që kanë pasur mundësi të eksperimentojnë me të, nuk ia kalon modeleve të Sony Alpha. Gjithsesi, si një kamerë për selfie ajo është mjaft e përshtatshme. Ka edhe veçori interesante si për shembull kapja e fotos në momentin që i shkelni syrin kamerës. 20.5 megapixel është rezolucioni i saj dhe mund të regjistrojë video në 1080p me 30 frames për sekondë. Ashtu si një pjesë e lançimeve të fundit të Samsungut, edhe kjo kamerë operon me sistemin operativ Tizen.

Shpërndarja e fotove është mjaft e lehtë. Kamera ka Wi-Fi dhe disa aplikacione të instaluara që më parë, si Dropbox dhe Flickr. NX Mini është tashmë në shitje për 449 $ së bashku me lentet 9 mm. Versioni me lente më të mëdha, ato 9-27 mm, kushton 549 $. Adaptuesi i lenteve do të jetë i disponueshëm në muajin maj, ndërkohë që kamera ka gjithashtu edhe Adobe Lightroom 5. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>