Lajmet

Samsung lançon Look At Me, një aplikacion për fëmijët me autizëm

Dec 24 2014
0 Shpërndarje
Samsung lançon Look At Me, një aplikacion për fëmijët me autizëm

screen-shot-2014-12-23-at-1-09-57-pmGjatë këtyre viteve të fundit, teknologjia i ka ofruar edukatorëve dhe prindërve të fëmijëve me autizëm mundësi të reja për integrimin e tyre. Aplikacionet për telefonët dhe lojërat ndihmojnë fëmijët të përmirësojnë aftësitë e të komunikuarit, ndërkohë që realiteti virtual i mëson ata se si të veprojnë në situate të ndryshme sociale.

Shumë nga këto mjete janë krijuar nga zhvillues individual, por duke parë që autizmi po përhapet gjithnjë e më shumë, kompani më të mëdha kanë filluar të fokusohen tek kjo sëmundje. Kompania më e fundit teknologjike që ofron një aplikacion për fëmijët me autizëm është Samsung. Ajo ka sjellë një aplikacion për Android të quajtur Look At Me i cili ndihmon fëmijët të kenë një përqendrim më të mirë të kontaktit pamor, diçka që shumica e tyre e kanë të vështirë. Ky lançim vjen disa javë pasi Google dhe grupi Autism Speaks prezantuan MSSNG, një projekt që synon të mbledhë dhe analizojë të gjitha të dhënat e personave me autizëm duke i ruajtur ato në Google Cloud Platform.

Këto iniciativa janë tepër të rëndësishme dhe të domosdoshme duke qenë se sëmundje akoma mbetet me shumë pikëpyetje pavarësisht se numri i të diagnostikuarve vazhdon të rritet dita ditës. Look At Me, që tani është i disponueshëm në Google Play Store, u krijua nga doktorë dhe profesorë që vijnë nga spitale dhe universitete tepër prestigjioze të botës. Ky aplikacion përdor fotot, teknologjinë e njohjes së fytyrës, dhe një sërë lojërash që ndihmojnë fëmijët në perceptimin e emocioneve dhe përmirësimin e komunikimit me të tjerët. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>