Lajmet

Samsung lançon një aplikacion ku mund të testohen funksionalitetet e reja të Galaxy S5

Mar 24 2014
0 Shpërndarje
Samsung lançon një aplikacion ku mund të testohen funksionalitetet e reja të Galaxy S5

bgr-samsung-galaxy-s5-1Smartfoni i ardhshëm Galaxy S5 me siguri do të fitojë një gjeneratë të re përdoruesish të sistemit Android, por për ata që ndjehen ende të pavendosur Samsung ka lançuar një aplikacion që paraqet disa prej funksionaliteteve të këtij smartfoni të ri.

Aplikacioni Galaxy S5 Experience është tashmë i disponueshëm pa pagesë në Google Play Store dhe ofron një prezantim interaktiv të Galaxy S5 , Gear 2 dhe Gear Fit. Përdoruesit do të kenë mundësi të përjetojnë përmirësimet ndaj kameras, funksionalitetet lidhur me aktivitetet fizike, trupin rezistent ndaj ujit dhe shumë funksionalitete të tjera të cilat mund të testohen nëpërmjet opsionit Feature Experience.

Për të mësuar më tepër rreth të rejave të këtij smartfoni mund të shfrytëzoni njëkohësisht edhe videot e publikuara nga Samsung që prej momentit fillestar të prezantimit të kësaj pajisjeje.

Aplikacionin mund t’a shkarkoni këtu: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.forbiz.s5experience.(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>