Harduer

Samsung lançon printerin e parë me sistem Android

Sep 7 2014
0 Shpërndarje
Samsung lançon printerin e parë me sistem Android

PrinterSamsung ka zbuluar një seri printerësh zyre me sistem Android në ekspozitën IFA në Berlin. Të dizenjuar për tu përdorur me një kompjuter, 10 modelet e reja Super Multi Xpress kanë një ekran 10.1 inç që përdoret për të kërkuar apo printuar të dhëna nga faqe të ndryshme online, harta, e-maile, foto apo lloje të tjera përmbajtjesh. Ata kanë gjithashtu opsionin NFC për të qenë të lidhur me platformën e printimit të Samsung Xoa dhe Samsung Cloud Print, kjo do të thotë se dokumentet mund të printohen drejtpërdrejtë nga një smartfon apo tablet.

Samsung pretendon se printerët e rinj do të ndihmojnë biznesmenët për të qenë më efiçent dhe produktiv në punën e tyre,duke siguruar një shpejtësi të lartë printimi falë procesorit 1.5 herë më të shpejt se modelet aktualë. Ata gjithashtu ofrojnë tonerë ngjyrash që zgjasin më shumë, gjë që sjell një ulje të kostos së përgjithshme për përdoruesin.

Modelet Samsung MultiXpress Series MFP ndahen në katër kategori: seria X4300 i A4 Colour, seria K4350 i A3 Monochrome, seria M5370 i A4 Monochrome dhe seria M4580 i A4 Monochrome. Akoma nuk ka ndonjë informacion për sa i përket çmimit apo disponueshmërisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>