Lajmet

Samsung lançon shërbimin Milk Music

Mar 9 2014
0 Shpërndarje
Samsung lançon shërbimin Milk Music

milk_musicSamsung po bën diçka të pazakontë, që nuk e ka bërë më parë: fokus në dizenjimin e aplikacioneve për smartfonë dhe ka treguar se është serioz me Milk Music. Ky është një aplikacion që ofron streaming të radiove falas (e pa reklama), streaming të këngëve më të dëgjuara në SHBA e që do të jetë i disponueshëm në Google Play vetëm për përdoruesit e smartfonëve të serisë Galaxy si Galaxy S4, Galaxy SIII, Galaxy Note 3, Galaxy Note II, Galaxy Mega dhe Galaxy S4 Mini. Praktikisht, është aplikacioni konkurrent me iTunes Radio, por për smartfonët Samsung me shumë mundësi deri në prill do të jetë i disponueshëm edhe për Galaxy S5.  

Milk Music është ndryshe jo vetëm sepse ka muzikë falas dhe ka një mungesë të plotë reklamash, por gjithashtu ka një ndërfaqe përdoruesish unike dhe të rifreskuar që përdor një kontroll specifik për të vendosur se çfarë këngësh të luajë. Muzika luhet menjëherë kur hapet aplikacioni dhe në varësi të asaj ç’ka është duke bërë përdoruesi, muzika qëndron në sfond. As logim apo regjistrim nuk kërkohet. 

Përdoruesit gjithashtu mund të krijojnë stacionet e tyre personale duke përdorur artistët dhe albumet që preferojnë, mund të shohin koleksione të krijuara nga të tjerë përdorues e gjithashtu, gjatë dëgjimit mund edhe të kalojnë pa dëgjuar deri në gjashtë këngë në orë për stacion.

Samsung për këtë ka thënë edhe që është duke punuar me artistët për të ofruar “programe unike muzike” për ta, që do të thotë se shpejt mund të shohim prodhimet ekskluzive të këngëtarëve në Milk Music. 

Finacial Times zbulon se Milk Music është mbështetur nga Slacker Music, që do të thotë se Samsung nuk ka pse të punojë për licenca e të drejta autori për këngët, por që me anë të Slacker mund të ofrojë pa probleme ligjore mbi 13 milion këngë tashmë.

Për shkak se marrëveshja është ende e “përkohshme”, fakti që tani aplikacioni është pa reklama dhe pa pagesë, mund të ndryshojë në një të ardhme të pacaktuar. Aplikacioni duket vërtet si një lëvizje interesante e Samsung-ut dhe avantazh për përdoruesit e tij, por fakti që është ende falas lë shumë gjëra të pavendosura. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>