Harduer

Samsung lançon smartfonin e parë në botë me sistem operativ Tizen

Jun 3 2014
0 Shpërndarje
Samsung lançon smartfonin e parë në botë me sistem operativ Tizen

S_Image_SM-Z910F_combination_Black_Dynamic-520x346Samsung më në fund ka prezantuar smartfonin e parë në botën me sistemin operativ Tizen dhe bëhet fjalë për Samsung Z. Do të jetë i diponueshëm në Rusi në tremujorin e tretë të këtij viti dhe Samsung thotë se ka plane ta përhapë atë edhe në tregje të tjera.

Përveç se ka sistemin e ri operativ mobil të bazuar në Linux, Samsung Z vjen me një ekran 4.8 inç Super AMOLED dhe fuqizohet nga një proçesor Quad Core 2.3 Ghz dhe një bateri 2600 mAh. Gjithashtu vjen më një sensor të shenjave të gishtave veçori këtë të cilën kompania Samsung e prezantoi në smartfonin e saj më të mirë Samsung Galaxy S5. Samsung Z ka një kamerë të pasme 8 Megapixel dhe frontale 2.1 Megapixel, gjithashtu mbështet edhe grafikat 2D dhe 3D me një performancë të përmirësuar të shfletimit në ueb.

Samsung gjithashtu flet për sistemin operativ Tizen duke vënë në dukje një fillim më të shpejtë dhe më efiçent kur punoni me disa aplikacione njëherazi, ndërsa modaliteti “Ultra Power Saving” ju lejon të përdorni smartfonin në nivele minimale të baterisë. Samsung Z vjen më një ndërfaqe të veçantë të ekranit “Home” dhe aplikacioneve gjithashtu dhe ky ndryshim supozohet të sjell një akses më të lehtë të veçorive dhe aplikacioneve të preferuara.

Nuk ka asnjë çmim të konfirmuar për Samsung Z akoma, megjithëse pritet të bëhet i ditur në konferencën e zhvilluesve të Tizen në San Françisko më 3 qershor. Kompania Samsung më herët kishte konfirmuar planet e saj për smartfonët e parë me Tizen të lançohen gjatë tremujorin të dytë të vitit 2014, që i bie të jetë periudha mes prillit dhe korrikut, por që tashmë e dimë se Samsung Z është në rrugën e tij. Ekzekutivi i Samsung tha se pajisjet me Tizen mund të kapin 15 % të dërgesave të Samsung gjatë vitit, por që Android-i do të mbetet biznesi kryesor i kompanisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>