Harduer

Samsung lanson pajisjet dybërthamëshe me Windows 8

Jul 30 2012
0 Shpërndarje
Samsung lanson pajisjet dybërthamëshe me Windows 8

Samsung ka zbuluar dy pajisje potenciale Windows Phone 8 në dokumentet e gjykatës. Të paraqitura si pjesë e procest gjyqësor Apple kundër Samsung, dokumentet paraqesin që Samsung është duke planifikuar pajisjet “Odyssey” dhe “Marco” që do të kenë sistemin operativ Windows Phone 8.

Që të dy pajisjet do të kenë çipsetin Qualcomm MSM8969, një sistem-në-çip dybërthamor prej 1.5 GHz të cilin Microsoft e ka përdorur për të testuar pajisjen Windows Phone 8.

I përshkruar si një “smartfon portreti”, pajisja Odyssey nga Samsung do të ketë një paraqitje Super AMOLED prej 4.65 inçësh me rezolucion HD dhe një kamerë të pasme prej 8 megapikselësh. Samsung e vlerëson Odyssey-in si një pajisje NFC, duke sugjeruar që ai do të mbështesë veçoritë e ardhshme të Microsoft, veçoritë Wallet Hub, Tap+Send në Windows Phone 8.

Marco do të përfshijë një paraqitje S-AMOLED prej 4 inçësh me rezolucionin WVGA dhe një kamerë të pasme prej 5 megapikselësh. Që të dy pajisjet do të jenë LTE dhe, nëse dokumentet janë të përditësuara, duket që kjo pajisje do të lëshohet në çerekun e katërt të vitit 2012 – duke përkuar me datën e lëshimit të përfolur të Windows Phone 8. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>