Softuer

Samsung lanson platformën e vet mobile

Nov 10 2009
0 Shpërndarje
Samsung lanson platformën e vet mobile

E quajtur “Bada” dhe e cila pritet të lansohet gjatë muajit të ardhshëm, thuhet se do të jetë veçanërisht e thjeshtë për përdorim nga zhvillues, në veçanti në fushat e aplikacioneve që përdorin ueb shërbime.

Celularët e parë të fuqizuar nga Bada do të duhej të paraqiten në gjysmë e parë të vitit të ardhshëm, së bashku me aplikacione nga dyqani i aplikacioneve i kësaj kompanie.

“Duke hapur platformat mobile të Samsung ne do të jemi në gjendje të ofrojmë eksperienca të pasura mobile tek një numër në rritje i celularëve të mençur” tha Dr. Hosoo Lee, Zëvendës Shef Ekzekutiv dhe udhëheqës i Qendrës për Zgjidhje Mediale të Samsung.

“Bada do të jetë një element i rëndësishëm për Samsung, një platformë ikonike e re që sjellë mundësi të papara deri më tani për operatorë, zhvillues dhe përdoruesit e celularëve të Samsung anembanë botës”.

Kompania së pari është futur në fushën e aplikacioneve mobile duke lansuar Samsung Mobile Innovator në vitin 2008, duke e përcjellë me faqen e shitjes së aplikacioneve dhe me Samsung Application Store. Por gjithsesi kësaj kompanie i duhet që fuqishëm të punojë për të zënë hapin me konkurrencën.

Ueb faqja zyrtare është hapur sot dhe në të mund të gjeni informacione rreth datave të lansimit, veçorive dhe shënime tjera.

Lajmet e fundit>