Harduer

Samsung lë arkitekturën 7 nanometër të çipeve për tu përqendruar në 6 nanometër

Jun 27 2017
0 Shpërndarje
Ndërsa vitin e ardhshëm Samsung do të prezantojë çipin 8 nanometër një version i përmirësuar i atij 10 nanometër. Samsung lë arkitekturën 7 nanometër të çipeve për tu përqendruar në 6 nanometër

Humbja e betejës me TSMC për të prodhuar çipin Snapdragon 845 të Qualcomm, bëri të prodhuesi Korean të zhvendosej drejt prodhimit të çipeve 6 nanometër.

Prodhimi i tyre pritet të fillojë në 2019-ën kur TSMC ende do të jetë duke përdorur çipin 7 nanometër.

Ndërsa vitin e ardhshëm Samsung do të prezantojë çipin 8 nanometër një version i përmirësuar i atij 10 nanometër. Por kjo nuk do të thotë se çipi 7 nanometër nuk do të prodhohet më.

Disa prej modeleve Exynos do të vijojnë të prodhohen por në kapacitete të kufizuara. Megjithatë çipet më të rëndësishme do të prodhohen në 6 nanometër.

Të dy prodhuesit kanë ndërmarrë vendime të vështira gjatë këtij viti. TSMC anashkaloi çipet 10 nanometër për ato 7 nanometër ndërsa Samsung çipet 20 nanometër për 14 nanometër. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>