Lajmet

Samsung lehtëson kërkimin për filma, spektakle në pajisjet mobile dhe televizor

Feb 22 2013
0 Shpërndarje
Samsung lehtëson kërkimin për filma, spektakle në pajisjet mobile dhe televizor

Samsung ka prezantuar një shërbim të ri që do ti lehtësojsë kërkimet për filma dhe spektakle në televizor, smartfonë edhe tabletë.

Shërbimi i quajtur TV Discovery, do të mbledhë listimin e programeve nga shërbimet video sipas kërkesës, nga transmetimet televizive apo nga faqet online të transmetimit si Netflix.

Duke kombinuar burime të ndryshme përmbajtjeje, kërkimi për programe bëhet më i lehtë, tha kompania të mëkurën. Kërkimi do të tregojë kanalet që spektakli apo filmi i kërkuar po luhet, apo ku është i mundur për tu parë në internet. Ky shërbim i jep mundësi Samsung që ta vendos TV në qëndër të dhomës së ndenjes, tha Shoneel Kolhatkar, drejtor i planifikimit të produktit në Samsung.

Samsung do ta prezantojë këtë teknologji tek kongresi botëror mobil që do të mbahet javës tjetër në Barcelonë. Qëllimi i këtij shërbimi ishte vendosja në televizorët e kompanisë, por që do të jetë në formën e një aplikacioni edhe për pajisjet mobile të Samsung.

TV Discovery në pajisjet mobile do të shfaqë përmbajtje nga smartfonët edhe tabletët vetëm tek televizorët e Samsung nëpërmjet teknologjisë AllShare, që i lejon përdoruesit të shfaqin përmbajtjet multimediale nga pajisja e tyre Samsung tek televizori i tyre. Duke u bazuar në atë çfarë kanë zakon të shohin, ky shërbim do ti reshtojë përdoruesve përmbajtjet përkatëse për tu parë.

Çfarë duhet të presim nga Apple TV

Ky shërbim është një përmisim i softuerit Peel për tabletë dhe smartfonë, që i lejon përdoruesi të kërkojnë për spektakle televizive, tha ekzekutivi i Samsung. TV Discovery është një shërbim gjithëpërfshirës, është më interaktiv edhe pse do të punojnë në bashkpunim me aplikacionin Peel që ka ndërfaqen e tij unike. TV Discovery gjithashtu mund ta transformojë një smartfon apo tablet në një kontroll të lëvizshëm për një gamë të gjerë televizionesh.

TV Discovery do të jetë në shitje në televizorët Smart 2013 të Samsung-ut në Korenë e Jugut, Amerikë edhe 14 shtete europiane gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Gjatë tremujorit të dytë pajisje do të integrohet në pajisjet mobile. (PCWorld Albanian)

Samsung TV Discovery

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>