Harduer

Samsung lëshon disqet SSD 830

Sep 25 2011
0 Shpërndarje
Samsung lëshon disqet SSD 830

Këta Samsung SSD të ri ofrojnë veçorinë e ndërfaqes me shpejtësi të lartë Serial ATA Revision 3.0, që dyfishon bandwidthin e të dhënave të produkteve paraprake SSD të Samsung, që ishin seritë e disqeve SSD 470. Veçoria e re e disqeve 830 duhet të ofrojë funksionim dukshëm të përmirësuar, duke i bërë këta SSD si një mundësi ideale për përdoruesit e tanishëm të notebookëve të cilët nuk duan të blejnë një kompjuter të ri.

Seria e Samsung SSD 830 ka një pamje të jashtme të veçantë me një mbyllje metalikisht të krehur dhe një theksim të portokalltë në këndin që identifikon disqet si Samsung. Samsung pohon të jetë prodhuesi i vetëm i SSD-ve që për momentin prodhon të gjitha komponentet “in-house”, duke ia mundësuar ndërmarrjes mbrojtjen e të drejtave strikte përgjatë besuemërisë së lartë për harduerin dhe softuerin. SSD-të e Samsung vijnë me softuerin Samsung Magician që mjaft mirë rregullon SSD-të për të funksionuar mjaft mirë.

Seria e Samsung SSD 830 do të jetë gati me ngarkesat 64GB, 128GB, 256GB dhe 512GB. Hollësitë e mëtutjshme do të ofrohen në lëshimin zyrtar, që është planifikuar të bëhet gjatë muajit tetor./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>