Harduer

Samsung lëshon orën e mençur Gear S që përdor 3G

Aug 28 2014
0 Shpërndarje
Samsung lëshon orën e mençur Gear S që përdor 3G

gear-s-1020.0.0_standard_640.0Kompania Samsung ka lëshuar “anëtarin” e ri të familjes së saj të orëve të mençura, Gear S, që ka një paraqitje të lakuar. Kjo pajisje e re e mençur që mund të vishet përmban një paraqitje prej 2 inç Super AMOLED dhe jo si ajo që ndodhet në Gear Fit dhe është ndërtuar ngjashëm rreth softuerit të vetë Samsung-ut, kësaj here në formë të Tizen-it. Përveç ekranit më të madh.

Gear S dallon nga ajo që kemi parë deri tani në ofrim të teknologjisë 3G, që nënkupton se ju mund ta mbani të sinkronizuar me smartfonin tuaj edhe kur dy pajisje nuk janë mjaft afër për ta mundësuar një lidhje Bluetooth.

Aplikacioni S Health i vetë Samsung-ut do të vijë i instaluar në Gear S së bashku me softuerin Nike+ Running, që tregon që kjo kompani është duke synuar që ta zë një vend diku mes pajisjes së orientuar për palestër dhe alternativave Gear 2 dhe Android Wear. Hartat Here të Nokia-s do të përdoren për navigacion në hartë, duke shënuar një largim tjetër nga softueri i qëndrueshëm i Google.

Sa i përket anës harduerike, Gear S ka marrë certifikatën IP67 për rezistencë ndaj pluhurit dhe ujit dhe përfshin grumbullin e zakonshëm të sensorëve të kompanisë Samsung: në të ndodhet një akselerometër, barometër, xhiroskop, kompas dhe monitorues për të rrahurat e zemrës, dritën ultra-violet dhe dritën e ambientit. Një bateri prej 300mAh është premtuar që do të zgjas deri në dy ditë me një mbushje.

Samsung Gear S do të dalë në shitje gjatë tetorit dhe do të shoqërohet me dy pajisje të reja periferike nga kompania: pajisjen Samsung Gear Circle. Kjo pajisje ndihmëse që përdor Bluetooth lidhet me smartfon dhe iu mundëson që të pranoni thirrje dhe njoftime ose të dëgjoni muzikë pa kabllo. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>