Harduer

Samsung lëshon tabletin Galaxy Note 8.0

Feb 24 2013
0 Shpërndarje
Samsung lëshon tabletin Galaxy Note 8.0

Ndonëse ngjarja zyrtare, Kongresi Botëror Mobil po afron, Samsung ka bërë një paraqitje të shkurtër të tabletit të vet të ri prej 8 inçësh, Galaxy Note 8.0, i cili ka disa veçori të përshtatshme dhe ka përkrahje për majën shkruese të Samsungut, të cilin ndërmarrja e quan S Pen.

Me këtë tablet të ri prej 8 inç, të quajtur Galaxy Note 8.0, Samsung është duke u rikthyer në fazën e vet që e kishte në vitin 2010 me tabletin Galaxy Tab, të madhësisë së mesme.

Ndonëse Galaxy Note 8.0 ka një ekran më të madh se tabletët më të vjetër të Samsungut që ishin prej 7 inç, duke përfshirë Galaxy Tab, Galaxy Tab 2 dhe Galaxy Tab Plus – trupi dhe dizajni i këtij tableti është më modern. Dizajni i tij merr shenja nga Galaxy Note II dhe Galaxy Note 10.1.

Megjithëse ka një ekran prej 1280×800 piksellë, Galaxy Note 8.0 ka një procesor katër-bërthamor A9 1.6GHz, me kamerë të pasme prej 5 megapiksellësh dhe një kamerë prej 1.3 megapiksellë në pjesën e përparme për video telefonata, 2 GB RAM, 16/32 GB disk që mund të zgjerohet më tej me karta microSD.

Ky tablet ofron mbështetje për Wi-Fi, A-GPS dhe vjen me një bateri prej 4,600mAh. Kaq për anën harduerike. Sa i përket anës softuerike, ky tablet përmban sistemin operativ Android 4.1.2 (Jelly Bean).

Vështrim: Samsung Galaxy S3 mini

Galaxy Note 8.0 ka mundësinë për hapjen e shumë dritareve, që është gjenerata e re e veglave për Samsung S Note dhe vjen me softuer të instaluar si Flipboard dhe Awesome Note. Awesome Note është duke dalë për herë të parë në Android me Galaxy Note 8.0 dhe Samsung do të mbajë të drejtat ekskluzive për versionin për Android të aplikacionit për të paktën një vit.

Kjo pajisje e re do të jetë në dispozicion për mbarë botën në tremujorin e dytë të vitit 2013. Informacionet për çmimin ende nuk janë lajmëruar. (PC World Albanian)

galaxy note 8

Lajmet e fundit>