Vëzhgim

Samsung, LG të lëshojnë Google TV-të

Jan 6 2012
0 Shpërndarje
Samsung, LG të lëshojnë Google TV-të

Gjiganti kërkues amerikan deri më tani ka dështuar që të lërë mbresa në industri me platformën televizive të internetit që e lëshoi në vitin 2010. Ndërfaqja ishte parë si mjaft hutuese për përdoruesit dhe Google kishte vuajtur meqë furnizuesi kyç Logitech e tërhoqi mbështetjen e vet pasi humbi më shumë se 100 milionë dollarë amerikan dhe rrjetet kryesore amerikane e bllokuan rrjedhën e videove nga uebfaqet e tyre.

Por pasi që televizionet tani janë parë si kufijtë e fundit të përmbajtjes së internetit, pas kompjuterëve, telefonave dhe tabletëve, Google në mënyrë të qëndrueshme ka përmirësuar platformën e vet të mbështetur në Android. Google TV u rishqyrtua në tetorin e vitit të kaluar dhe ndërmarrja ka vazhduar ta tregtojë atë te ndërtuesit e pajisjeve harduerike.

Google TV do të ketë aplikacione në ekranet e televizionit dhe ndërmarrja tha që tani ka më shumë se 150 sosh. Këtu përfshihen lojëra, përmbajtje nga ofruesit e palës së tretë dhe aplikacione thjeshtësuese shtesë si një që mund të lëshojë videot në definicion të lartë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>