Biznes

Samsung marrëveshje me LG për prodhimin e baterive të telefonëve Galaxy

Dec 20 2016
0 Shpërndarje
Samsung marrëveshje me LG për prodhimin e baterive të telefonëve Galaxy

Employees walk past a building of Samsung Electronics in SeoulGjigandi Korean Samsung është në bisedime me japonezët e LG për të prodhuar bateri për telefonët e ardhshëm bëri të ditur gazeta vendase Chosun Ilbo ditën e Hëne, një lëvizje e cila do të diversifikonte furnizuesit pas dështimit të Note 7-tës.

Samsung Electronics, prodhuesi më i madh në botë i telefonëve inteligjentë, aktualisht prodhon bateri nga divizioni vetjak Samsung SDI dhe kompania kineze Amperex Technology.

Gazeta e cila raportoi këtë lajm citoi zyrtarë të lartë të industrisë të cilët thanë se ekziston 90% e shanseve që gjashtë mujorin e dytë të 2017-tës marrëveshja të hyjë në fuqi. Samsung dhe LG vendosën të mos komentonin ngjarjen.

Në Shtator Samsung njoftoi tërheqjen nga tregu të Note 7-tës pas një defekti me bateritë e prodhuara nga Samsung SDI. Në Tetor pas zëvendësimit nga e para të baterive, kompania tërhoqi nga tregu telefonin 882 dollarësh i cili vijon të shfaqte probleme edhe me baterisë e Amperex Technology.

LG aktualisht prodhon bateri për telefonët e kompanisë dhe Apple. (PCWorld Albanian)

Tags >

LGsamsung
Lajmet e fundit>