Biznes

Samsung mban 46% të tregut Android

Dec 20 2012
0 Shpërndarje
Samsung mban 46% të tregut Android

Android SamsungPasi më herët pamë statistikat më të reja për përqindjen e prodhuesve individual të smarfonëve dhe telefonave në përgjithësi në tregun botëror, tani do të “zhytemi” në brendësi të segmentit të Android ku po ashtu po zhvillohen “luftëra” të mëdha.

Sipas një hulumtimi të kryer nga MillennialMedia, në tregun global të Android momentalisht dominojnë katër prodhues të harduerit: Samsung, HTC, Motorola dhe LG.

I pari në listë gjendet Samsung me 46 % të pjesës së tregut, i cili ka realizur një rritje të dukshme në krahasim me vitin e kaluar, kur kjo shifër ishte vetëm 23 %. Për rritjen e pjesës së Samsung, ndër të tjera, ka merita edhe rënia e HTC-së.

Pjesa e HTC-së në tregun e Android këtë vit ka rënë në 16 % nga 32 % sa kishte vitin e kaluar dhe tani është në vendin e dytë.

I treti është Motorola, kompani e cila po ashtu ka humbur popullaritetin sepse me pjesën e tregut që kishte prej 22 % vitin e kaluar ka rënë në 11 % këtë vit.

E katërta është kompania LG e cila ende po mbahet, por edhe kjo ka regjistruar rënie dhe pjesa e saj tashmë është 9 % të pjesës së Android. (PCWorld Albanian)

Android

Tags >

android
Lajmet e fundit>