Harduer

Samsung: Mbështjellëse të ngjashme me diamantin për të ofruar Galaxy S5 më rezistent

Dec 19 2013
0 Shpërndarje
Samsung: Mbështjellëse të ngjashme me diamantin për të ofruar Galaxy S5 më rezistent

Samsung Galaxy S5 mund të ofrohet me një shtresë të re mbështjellëse që është rezistente ndaj gërvishtjeve duke qenë se Samsung po përpiqet të prezantojë për smartfonët e ardhshëm një material të ngjashëm me diamantin.

Sipas faqes koreane ET News, Samsung është në testim e sipër të një teknologjie që mund të krijojë sipërfaqe metali të ngjashme me diamantin. Kompania po shpërbën karbonin në temperatura të larta në të njëjtën mënyrë si krijohen diamantët.

Megjithatë, mos u shqetësoni pasi kjo nuk do të thotë se dizajni i smartfonit do të jetë i ngjashëm me atë të diamantit. I vetmi rezultat që do të përftohet nga përdorimi i këtij materiali do të jetë një mbështjellëse rezistente ndaj gërvishtjeve dhe dëmtimeve.

Pavarësisht se Samsung ka në plan të avancojë me krijimin e këtij materiali, ekziston problemi i kohës. Aktualisht ne presim që S5 të lançohet në muajin shkurt, prandaj me shumë mundësi do të duhet të presim derisa të lançohet Galaxy Note 4 për t’u prezantuar me këtë material.

Ndërkohë janë hedhur poshtë fjalët për ofrimin e S5 me mbështjellje metali. Digitimes sapo raportuar se prodhuesit tajvanezë të kapakëve janë ende duke analizuar avantazhet dhe disavantazhet e kapakëve prej metali dhe deri tani nuk ka ndonjë shenjë që konfirmon prodhimin në masë të tyre.

Të njëjtat burime kanë konfirmuar se kalimi nga përdorimi i kapakëve plastikë në kapakë prej metali thjesht do të shtojë koston për Samsung-un dhe nuk do të sjellë ndonjë përfitim shumë të madh. (PCWorld Albanian)

GalaxyS4-Press-07-578-80

Lajmet e fundit>