Harduer

Samsung mbyll kapitullin e Note 7-ës me një përditësim i cili bllokon ngarkimin e baterisë

Mar 24 2017
0 Shpërndarje
Në përpjekje për ta larguar nga qarkullimi njëherë e mirë, Samsung lançoi një sërë fushatash ku premtonte zëvendësimin e tij falas. Samsung mbyll kapitullin e Note 7-ës me një përditësim i cili bllokon ngarkimin e baterisë

Java e ardhshme është një javë e madhe për Samsung. Gjigandi Korean do të prezantojë atë që shihet si “shpëtimi i kompanisë” pas tragjedisë së Galaxy Note 7-ës.

Ky i fundit vazhdon të jetë një hije për Samsung por jo për shumë kohë. Ditën e Premte gjigandi i elektronikës tha se do ti japë fund njëherë e mirë kësaj sage me një përditësim sigurie i cili bllokon ngarkimin e baterisë së telefonit.

Edhe pse ka patur raportime se Samsung ka arritur të nxjerrë nga qarkullimi 96% të Note 7-ës, disa përdorues akoma tregohen kokëfortë. E kjo nuk është surprizë duke pasur në konsideratë vlerësimet e larta që mori telefoni.

Në përpjekje për ta larguar nga qarkullimi njëherë e mirë, Samsung lançoi një sërë fushatash ku premtonte zëvendësimin e tij falas.

Spekulimet e para se Samsung do të bënte të padopërdorshëm telefonin përmes një përditësimi filluan që në Shtator dhe u konfirmuan në Dhjetor. Tashmë kompania shpreson se përditësimi i sigurisë do mbylljë njëherë e mirë këtë kapitull. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>