Harduer

Samsung më në fund prezanton një telefon me sistem operativ Tizen, Samsung Z1

Jan 14 2015
0 Shpërndarje
Samsung më në fund prezanton një telefon me sistem operativ Tizen, Samsung Z1

Samsung_Z1_Set2.0.0Kompania Samsung ka kohë që premton se do të sjellë në treg një telefon me sistemin e saj operativ Tizen dhe më në fund pas një pritje të gjatë ky premtim u bë realitet. Bëhet fjalë për telefonin Samsung Z1 i cili në fakt nuk është aq i mirë sa pritej. Z1 është më shumë një telefon i thjeshtë ekonomik se sa një smartfon që do të jetë piknisja e një linje të re produkti të kësaj kompanie prestigjioze.

Samsung Z1 ka një ekran 4-inç WVGA, rrjeti 3G, procesor dual core 1.2GHz, 768GB RAM, bateri 1500mAh, kamera 3.1 megapiksel dhe 4GB memorie. Të gjitha këto karakteristika shpjegojnë pse Samsung ka vendosur një çmim prej vetëm 90$.

Përveç karakteristikave të ulta, Samsung ka premtuar një performancë të mirë, shpejtësi dhe bateri eficente. Kompania e ka shoqëruar atë dhe më disa opsione argëtuese si muzikë streaming. Ndërkohë që Android One ka Google po konkurron në të njëjtin treg në të njëjtin nivel çmimi, por ka me qindra aplikacione. Aktualisht ky telefon është bërë i disponueshëm në Indi dhe më pas pritet të hyjë dhe në tregje të tjera. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>