Harduer

Samsung me përmbajtje shtesë për konsumatorët e Vibrant

Jun 30 2010
0 Shpërndarje
Samsung me përmbajtje shtesë për konsumatorët e Vibrant

Vibrant është celulari më i ri i njohur më parë si Samsung Galaxy S, dhe ai përmban një ekran 4 inç Super AMOLED të ndjeshëm në prekje, aftësi për video incizim në 720p dhe fotografim të imazheve standarde përmes kamerës 5 megapikselëshe, funksionalitet GPS, etj.

Vibrant bazohet në sistemin operativ Android 2.1, ndërsa përveç filmit të lartëpërmendur ai arrin i pajisur edhe me aplikacionin e ri Kindle, si dhe aplikacionin për dëgjim të radios në internet. Slacker Radio.

Përveç kësaj, Samsung ka bërë edhe një partneritet me Gogo, që është një kompani që ofron shërbime interneti në-fluturim mbi rrjete virutale të të gjithë aeroplanëve komercial me aftësi për WiFI në SHBA, për të ofruar një muaj internet brenda fluturimeve përme Gogo, pa pagesë.

Në një deklaratë Samsung ka thënë se pajisja e re do të jetë gjithashtu e pajisur edhe me një edicion eksluziv të lojërave të ndryshme të krijuara në veçanti për këtë celularë. Është bërë e ditur se ka edhe shumë të mira të tjera materiale të para-instaluara në celularin e ri dhe duket se kjo është forma që ka zgjedhur Samsung për të promovuar një celularë të ri me bazë në Android.

Vibrant ofrohet me shërbimin T-Mobile pranë dyqaneve Radio Shack, kurse para-porositë e para do të mund të mirren me 1 korrik.

Lajmet e fundit>