Harduer

Samsung Memoir me 8 megapikselë, cellular apo aparat dixhital?

Feb 6 2009
0 Shpërndarje
Samsung Memoir me 8 megapikselë, cellular apo aparat dixhital?

I pajisur me kamerë 8 megapikselë me Xenon Flash, Samsung Memoir do të duhej të ishte celular me aparat dixhital. Ky model (SGH-T929) do të punojë me rrjetin 3GT-Mobile dhe shfletues të plotë HTML, QWERTY tastierë virtuale dhe shumë tipare të tjera multimediale.

 

altFatkeqësisht T-Mobile nuk e ka cekur datën e saktë të lançimit si dhe çmimin (që nga burime jo formale mësohet të jetë 25 shkurti me një çmim prej 299 dollarësh me dy vjet kontratë). Tiparet e Samsung Memoir janë të përqëndruara në multimedia. Fotografitë mund të ngarkohen online direkt përmes shërbimeve si Flickr, Photobucket, Snapfish ose galerisë Kodak. Celulari  me kamerë 8 megapikselë, përmban zoom deri në 16X dhe po ashtu mund të inçizojë edhe video.

Ju gjithashtu duhet ta keni parasysh se Memoir nuk është një zëvendësim për iPhone. Tiparet e saj multimediale e bëjnë të dëshirueshëm për simpatizuesit e fotografive, por ekrani i celularit me mundësi operimi përmes gishtave, nuk është shumë tërheqës siç është iPhone. Ndërsa ju mund ta konsideroni Samsung Memoir  si një celular me aparat dixhital me 8 megapikselë.

Lajmet e fundit>