Analiza

Samsung ML-1915

Apr 13 2010
0 Shpërndarje
Samsung ML-1915

Por në dallim nga shumë inkjets, Samsung ML-1915 është më i fuqishëm. Kapaciteti i magazinës së letrës është rreth 250 faqe, që është e mjaftueshme. Mekanizmi për tërheqjen e letrës është i mirë dhe në qoftë se ju përdorni një letër pak me të lirë, prapë letra nuk do të bllokohet. Toneri i bashkangjitur me printerin ka kapacitet të mjaftueshëm për printimin e 1500 faqeve mesatare dhe çdo toner i blerë shtesë ofron kapacitet më të madh, thuajse dy herë shumën e faqeve të printuara (rreth 2500 faqe), duke e bërë këtë printer shumë ekonomik në punën e vet. Printimi me shpejtësi prej 18 faqesh për minutë është normal, të paktën kur është fjala për tekstin e printimit në një cilësi standarde, pasi gjatë printimit të fotove shpejtësia bie me 30-50%. Gjatë printimit nuk është i zhurmshëm, “zhurmën” e bën gjatë procesit të ngrohjes ose në fazën e zgjimit. Koha që i duhet për t’u zgjuar nga gjumi nuk është shumë e gjatë, prandaj është një printer efikas për të cilin nuk do të keni vërejtje për shpejtësinë. Ky është dukshëm një model që synon përdorimin shtëpiak dhe është i avancuar për përdorues të biznesit të vogël dhe ata që do të dëshirojnë të kenë një printer të bashkangjitur direkt në PC-në e tyre me anë të lidhjes me USB, pasi në këtë printer ndihet mungesa e ethernetit, që nuk është e përfshirë. Me një memorie prej 8MB, duke pasur të integruar Postscript, mbështet PCL6 dhe pranohet nga të gjitha sistemet operative Windows dhe Linux. Butoni Print Screen është një tipar shumë i mirë, që mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Me shtypjen e butonit, bëni një goditje të shpejtë dhe mund të printoni çdo gjë që është aktualisht në ekran. I thjeshtë por shumë efektiv është edhe për marrjen e fotografive. Cilësia nuk është e mahnitshme, por në përgjithësi është një kursimtar i kohës. Ka dy mënyra të cilësisë së printimit: printim i shpejtë, që i gjeneron faqet e tekstit në një shpejtësi të 14.6 ppm dhe madje edhe në zgjidhjen më të lartë të printimit, në 1200×600, arrin një shpejtësi prej 11.5 ppm dhe shtypi i tekstit është i freskët dhe i pastër.
Këshilla printimi
Printerët mono laserikë nuk priren të jenë të kenë kualitet të madh në grafikë dhe Samsung ML-1915 ka luftuar për ngritjen e kualitetit për fotot, që sjell rënien e shpejtësisë në 11.1 ppm dhe 9.6 ppm për A4-grafikë në mënyra normale dhe rezolucion të lartë. Ky printim është shumë i mjaftueshëm për diagramet dhe prezantimet PowerPoint.

Lajmet e fundit>