Analiza

Samsung mohon faktin se ka kopjuar Apple për Galaxy S4 me ngjyrë floriri

Sep 30 2013
0 Shpërndarje
Samsung mohon faktin se ka kopjuar Apple për Galaxy S4 me ngjyrë floriri

Gjatë ditëve të fundit, Samsung ka prezantuar një smartfon Galaxy S4 me ngjyrë floriri. Bëhet fjalë për një publikim vetëm dy javë pasi Apple prezantoi iPhone 5S me të njëjtën ngjyrë.

Lufta e fortë mes dy prodhuesve është mëse e qartë, pa harruar gjyqin ende në vijim me 1 miliard dollarë gjobë që i është dhënë Samsung-ut për shkak se ka cënuar patentat e Apple.

Duke marrë shkas nga kjo e fundit, shumë njerëz menduan se edhe kësaj here Samsung po kopjon hapur Apple. Megjithatë, kompania shkroi një postim në blog të premten në të cilin shprehet qartë – pa përmendur Apple – se ka shitur telefonë me ngjyrë floriri prej disa kohësh.

Në postim shkruhej se rreth një muaj më parë, Samsung lançoi Galaxy S4 Gold në Ermiratet e Bashkuara Arabe (në shitje prej 8 shtatorit). “Ato janë lançuar po ashtu edhe në Kuvajt dhe Katar.

Të gjithë e adhurojnë ngjyrën e floririt dhe kjo është arsyeja pse edhe ne prodhojmë telefonë me atë ngjyrë. (Ose ndonjëherë edhe me flori të vërtetë).” Postimi shoqërohej me disa foto në të cilat tregoheshin telefonët që kishte shitur kompania me ngjyrën në fjalë.

Gjithsesi, të mos harrojmë se kur u lançua zyrtarisht iPhone 5S me ngjyrë floriri, thashethemet mbi ekzistencën e tij kishin filluar të qarkullonin në internet.

Nuk është çudi që Samsung të ketë lançuar një version me këtë ngjyrë thjesht ‘për të qenë brenda’. E së fundmi, të mos harrojmë se për momentin po shitet vetëm në Lindjen e Mesme. (PCWorld Albanian)

ATHENS-OLYMPIC-GAMES-PHONE1

Lajmet e fundit>