Harduer

Samsung mund të paraqet 7 inçësh me ekran AMOLED

Aug 1 2011
0 Shpërndarje
Samsung mund të paraqet 7 inçësh me ekran AMOLED

Ky tablet do të jetë shumë i hollë dhe do të ketë ekran që mbështet ngjyra të shumta ndërsa thuhet se prodhimit me të ka gjasa të ndodh shumë shpejt pas paraqitjes së Galaxy T ab 7 në SHBA gjatë këtij muaji. 

Në anën tjetër Samsung ka hedhur poshtë mundësitë për këtë duke theksuar se bëhet fjalë për fillimin e prodhimit e jo për paraqitjen e vet harduerit në rafte të dyqaneve. Kompania është e njohur për paraqitje të harduerit të ri në panairet si CES, ndërsa jemi dëshmitar të asaj sesi është shfrytëzuar edhe Kongresi Botëror Mobil për diçka të ngjashme.

Në anën tjetër në një lajm të publikuar sot thuhet se Samsung do të porosis 30 milion AMOLED katër inçësh përmes Chungwa Picture Tubes, që duket janë si rezultat i shitjeve të jashtëzakonshme të Galaxy S dhe Galaxy S II.

Kompania siç ju kemi njoftuar më parë ka arritur të shes 19.2 milion celularë të mençur gjatë pranverës, dhe në gjysmën e vitit 2011 ka arritur në 30 milion njësi të dërguara në treg. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>