Harduer

Samsung mund të përqëndrohet në zhvillimin e ekraneve transparentë për smartfonët

Dec 6 2013
0 Shpërndarje
Samsung mund të përqëndrohet në zhvillimin e ekraneve transparentë për smartfonët

Sikur të mos mjaftonte ekrani i lakuar i Galaxy Round, kompania Samsung ka regjistruar një patentë për krijimin e një ekrani transparent.

Patenta e publikuar nga PatentBolt përshkruan një ekran transparent të pajisur me sensorë prekjeje në të dyja anët. Sigurisht, dy avantazhet kryesore të kësaj teknologjie do të ishin përdorimi i hapësirës boshe në pjesën e pasme të telefonit si dhe navigimi i smartfonit pa mbuluar ekranin me gishta.

Për shembull, përdoruesi mund të klikojë në pjesën e pasme të ekranit për të hapur një skedar ose mund t’a përdorë atë për të ndaluar ose rifilluar një video duke shfrytëzuar kështu maksimalisht ekranin.

Megjithatë, përdorimet potenciale të këtij ekrani mund të shkojnë përtej atyre që sapo përmendëm. Një shembull aplikimi i përmendur në patentë ishte lëvizja e njëkohshme e dy objekteve të mbivendosura.

Njëri prej tyre mund të tërhiqet duke lëvizur gishtin në pjesën e sipërme të ekranit, ndërsa tjetri duke lëvizur gishtin në pjesën e pasme të tij. Teknologjia mund të përdoret gjithashtu për krijimin e sistemeve më komplekse dhe të sigurta për kyçjen e telefonit duke përdorur pjesën e sipërme dhe të poshtme të ekranit.

Ekrani transparent nuk përbën një koncept totalisht të ri duke marrë parasysh se Sony në vitin 2009 ka prezantuar telefonin e parë me ekran transparent Xperia Pureness dhe në vazhdimësi është përfolur shumë për këtë teknologji megjithatë ende nuk është shfrytëzuar aq sa duhet.

Duke marrë parasysh se një kompani e fuqishme si Samsung është përqendruar në zhvillimin e kësaj teknologjie, ndoshta këto lloj ekranesh do të përbëjnë inovacionin e radhës. (PCWorld Albanian)

transparent screen-578-80

Lajmet e fundit>