Harduer

Samsung mund të prezantojë linjën e tabetëve Galaxy Pro në fillim të 2014-s

Dec 23 2013
0 Shpërndarje
Samsung mund të prezantojë linjën e tabetëve Galaxy Pro në fillim të 2014-s

Samsung mund të lançojë një linjë të re tabletësh Galaxy Pro gjatë tremujorit të parë të vitit 2014. SamMobile ka njoftuar ditën e premte se Samsung është duke punuar për tre tabletë Pro si dhe për një version më ekonomik të tabletit Galaxy Tab 3. Në linjën Pro do të përfshihet Galaxy Tab Pro 8.4, Galaxy Tab Pro 10.1 dhe Galaxy Note Pro 12.2.

Tre tabletët do të jenë të disponueshëm në variantet Wi-Fi dhe LTE si dhe do të ofrohen në ngjyrë të bardhë ose të zezë. Modelet 8.4 dhe 10.1 do të ofrohen me një hapësirë memorie të brendshme prej 16 GB, ndërsa modeli 12.2 inç do të ofrohet me 32 GB memorie.

Sipas SamMobile, tableti Galaxy Tab 3 Lite (7 inç) do të ketë akses vetëm ndaj rrjetit 3G për shkak të çmimit të tij të ulët 100 Euro ose rreth 136$. Tableti Tab 3 do të jetë i pari që do të shfaqet pasi pritet të lançohet që javën e dytë të janarit.

Ndërkohë, versionet 8.4 dhe 12.2 do të jenë të disponueshme për konsumatorët gjatë javës së dytë të muajit shkurt dhe 1 javë pas tyre do të lançohet edhe modeli 10.1 inç. Këto data mund të ndryshojnë megjithatë ka shumë mundësi që këta tabletë të hidhen në treg para muajit mars.

Gjatë verës së kaluar është raportuar se Samsung ishte duke përgatitur një tablet 12.2 inç me ekran 2560×1600 piksel që do të jetë i pajisur me një laps elektronik S-Pen. Ndërsa sipas një raportimi gjatë muajit tetor rezulton se ky tablet mund të jetë i pajisur me një proçesor 2.3 GHz Snapdragon 800 dhe 3GB RAM. (PCWorld Albanian)

Samsung-Galaxy-Note

Lajmet e fundit>