Harduer

Samsung N230, netbook me bateri që sjellë 13.8 orë pune

Jun 29 2010
0 Shpërndarje
Samsung N230, netbook me bateri që sjellë 13.8 orë pune

Kjo do të duhej të jetë më se e mjaftueshme për të gjithë ata që pëdorin netbook kur janë jashtë shtëpisë dhe janë të ngarkuar me punë.

Specifika tjera përfshijnë veçori pothuajse të zakonshme për netbook, duke filluar nga mundësia për të zgjedhur procesor 1.66 GHz N450 apo procesor 1.83 GHz N470, e përveç kësaj ofrohen edhe 1GB RAM.

Samsung N230 arrin i pajisur edhe me mundësinë për të zgjedhur HDD 160 GB ose 250GB, dhe veçohet me një ekran 10.1 inç LED backlit që sjellë rezolucion rpej 1024 x 600 piksela.

Përveç kësaj ai ofron edhe: WiFi, Bluetooth 3.0, përkrahje për 3G Modem, bateria që u përemnd më lartë që sjellë 13.8 orë pune, etj.

N230 do të paraqitet në shitje në Britaninë e Madhe për një çmim prej 349 funte.

Lajmet e fundit>