Biznes

Samsung ndërpret marrëdhëniet me furnizuesin kinez pas punësimit të jashtëligjshëm të fëmijëve

Jul 14 2014
0 Shpërndarje
Samsung ndërpret marrëdhëniet me furnizuesin kinez pas punësimit të jashtëligjshëm të fëmijëve

2014-07-14T021651Z_2_LYNXMPEA6D04M_RTROPTP_3_CTECH-US-SAMSUNG-ELEC-CHILD-LABOUR-CHINA_originalSamsung tha që ka ndërprerë lidhjet biznesore me një furnizues kinez që u dyshua se kishte punësuar fëmijë. Kompania koreano-jugore, që është prodhuesi më i madh i smartfonëve në botë, tha në blogun e vet gjatë ditës së hënë që ka gjetur dëshmi të mundshme të punësimit të jashtëligjshëm të fëmijëve në kompaninë Dongguan Shinyang.

Samsung tha gjatë javës së kaluar që do të shikonte urgjentisht në furnizuesit kinezë pas një raporti nga një mbikëqyrës nga Nju Jorku, se kishte punësuar të paktën pesë fëmijë nën moshën 16 vjeçare.

China Labor Watch tha që fëmijët e po ashtu edhe të rinjtë nën moshën 18 vjeçare punonin në Shinyang për tre deri në gjashtë muaj për të arritur objektivat e prodhimit gjatë një periudhe kur kishte kërkesa të mëdha. Mbikëqyrësi tha që punëtorët fëmijë paguheshin për 10 orë në ditë, por punonin 11 orë.

Raporti tregonte në hollësi për 15 shkelje të ligjit të punës të zbuluara gjatë hetimit të bërë. Në këto shkelje përfshihej punësimi i fëmijëve, mungesa e trajnimit të sigurt, mungesa e pagesave për punë jashtë orarit dhe mungesa e sigurimit social për punëtorët e përkohshëm, të cilët përbëjnë të paktën 40 për qind e 1,200 punonjësve në furnizuesin me pjesë nga Kina për Samsung-un.

Raporti nga China Labor Watch erdhi pak kohë pasi Samsung tha që nuk kishte ndonjë fëmijë të punësuar në qindra furnizues nga Kina për këtë kompani. Samsung filloi hetimin e furnizuesve të vet kinezë pasi mbikëqyrësi raportoi për problemin gjatë vitit 2012. Samsung tha që autoritetet kineze janë duke e hetuar rastin dhe nëse hetimi gjen që kishte punësime të fëmijëve, Samsung përjetësisht do të ndalojë së bëri biznes me Shinyang-un. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>