Lajmet

Samsung njoftoi ekspansionin e Bixby në 200+ vende të botës në Galaxy S8 dhe S8+

Aug 22 2017
0 Shpërndarje
Kompania lançoi një version eksperimental në Qershor përpara se versioni i plotë me komandat zanore të mbërrinte në Kore dhe në SHBA gjatë Korrikut. Samsung njoftoi ekspansionin e Bixby në 200+ vende të botës në Galaxy S8 dhe S8+ Photo Source: Samsung

Asistenti virtual i Samsung, bixby, filloi ekspansionin global ditën e sotme duke shtrirë operacionet në mbi 200 vende të botës.

Bixby është kundërpërgjigja e Samsung ndaj Apple Siri, Amazon Alexa, Google Assistant, Microsoft Cortana dhe një sërë asistentësh të tjerë virtualë.

Asistenti pati një start të vështirë sepse nuk debutoi dot së bashku me telefonin e shumëpritur të Samsung, Galaxy S8. (http://bit.ly/2iolyJl)

Kompania lançoi një version eksperimental në Qershor përpara se versioni i plotë me komandat zanore të mbërrinte në Kore dhe në SHBA gjatë Korrikut.

Ky debutimit global i takon vetëm dy telefonëve, Galaxy S8 dhe S8+. Megjithatë kompania synon ta ofrojë tek të gjitha pajisjet e saj, telefon apo tablet. Nëse u besoni spekulimeve, Bixby mund të gjejë rrugën edhe tek një altoparlant inteligjent. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>