Harduer

Samsung Note 4 do të jetë i disponueshëm në Indi në të njëjtën ditë me iPhone 6

Oct 13 2014
0 Shpërndarje
Samsung Note 4 do të jetë i disponueshëm në Indi në të njëjtën ditë me iPhone 6

samsung_galaxy_note_4_screenshotJavën e kaluar, Samsung dërgoi ftesat për eventin ku do të lançohet Galaxy Note 4 që do të mbahet në 14 tetor në New Dehli të martën. Është zbuluar një imazh promocional i Galaxy Note 4 ku shkruhet data 17 tetor si data e hedhjes në treg të Galaxy Note 4. Nuk dihet nëse është e qëllimshme apo jo, por edhe produktet e shumëpritura të Apple, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus gjithashtu janë të disponueshme për shitje po në këtë datë.

Përves ftesave, kompania Samsung nuk ka lajmëruar zyrtarisht se kur smartfoni do të jetë në treg, por imazhi i publikuar është tepër i qartë. Samsung Galaxy Note 4 është prezantuar si fillim në eventin e IFA në shtator të këtij viti. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>