Lajmet

Samsung Note 4 mund të ndryshojë formë dhe të kthehet sërish në gjendjen fillestare

Oct 10 2014
0 Shpërndarje
Samsung Note 4 mund të ndryshojë formë dhe të kthehet sërish në gjendjen fillestare

bendgate-continues-now-the-samsung-galaxy-note-4-is-flexibleTani që duket se të gjithë harruan “përthyerjet”, zbulohet një provë e re rreth smartfonëve që përthyhen. Radhën për tu testuar e ka Samsung Note 4. Një përdorues kanadez , ai që testoi dhe iPhone 6 Plus, vendosi të testonte smartfonin e ri Android dhe ta krahasonte atë me strukturën e iPhone 6 Plus.

Ai ka hedhur një video në YouTube ku përthyerja e Note 4 duket qartë. Paraardhësi i tij, Note 3 është një nga smartfonët më të fortë, por mesa duket nuk i ka trashëguar veçoritë e tij.

Duket se Note 4 ka prirje të përthyhet në të njëjtin vend ku përthyhet dhe iPhone 6 Plus, pranë butonave të volumit. Por ndryshe nga iPhone 6 që ndryshon formë, Note 4 kthehet sërish në formën e mëparshme duke ushtruar pak forcë në anën tjetër të telefonit, pra është fleksibël. Kompania Samsung akoma nuk ka dhënë ndonjë përgjigje rreth kësaj çështje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>