Softuer

Samsung nuk dëshiron gjë me WebOS

Sep 3 2011
0 Shpërndarje
Samsung nuk dëshiron gjë me WebOS

Edhe pse në thashetheme të mëhershme është sugjeruar se Samsung mund të lidhet me HP për të forcuar WebOS, CEO Choi Gee Sung ka hedhur poshtë mundësi të këtilla, duke shtuar se kompania me bazë në Korenë e Jugut nuk do të ndjek asnjëherë marrëveshje të këtillë.

Komenti i bërë para reporterëve në IFA 2011 Berlin u konfirmua më vonë edhe nga Nam Ki Young, një zëdhënës i Samsung që tha për Bloomberg se citati është si saktë. “Nuk është e drejtë të thuhet se blerja e një sistemi operativ është bërë modë” tha Choi. “Por ne jemi duke punuar në BADA shumë më shumë sesa njerëzit që janë duke menduar”.

Mungesa e interesimit të HP’s në lidhje me forcimin e sistemit operativ dhe paraqitjen e vështirësive në  tentim për të konkurruar me Google Android dhe Apple iOS, ka ndikuar sigurisht që të mos ketë një tërheqje të madhe drejt WebOS. 

Qartë Android dhe iOS mbesin në maje të tregut mobil edhe atë edhe për disa vite me radhë, përderisa nuk do të ketë një konkurrent që do të sjellë një gjeneratë të re hardueri dhe një ndërfaqe të mahnitshme që do të lë konkurrencën prapa. 

Microsoft e Nokia po mundohen me të madhe në këtë drejtim, por… /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>