Lajmet

Samsung nuk është i interesuar në Firefox OS

Feb 27 2013
0 Shpërndarje
Samsung nuk është i interesuar në Firefox OS

Skuadra në ndërmarrjen Mozilla mund të jetë e ngazëllyer me faktin që telefonët me sistemin operativ Firefox do të dalin gjatë vitit 2013.

Por mbase ky gëzim mund të zbehet pak me të marrë vesh lajmin që një partner i mundshëm, me shumë ndikim dhe me një prani mjaft të madhe në treg, tashmë në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë ka treguar se nuk është i interesuar për sistemin operativ të bazuar në shfletues të Mozilla-s.

Bëhet fjalë për ndërmarrjen Samsung, që nuk është ndonjë befasi ngase Samsung tashmë ka bërë zgjedhjen për sistemin operativ.

Samsung është bartësi me praninë më të madhe me sistemin Android dhe alternativa më e mundshme për sistemin operativ të smartfonit të vet, i cili pritet të dalë gjatë korrikut ose gushtit, është Tizen.

Por mund të themi që nuk ka vend për shqetësim, pasi që sistemi operativ Firefox tashmë gëzon përkrahje nga prodhuesit e pajisjeve si: Huawei, LG Electronics, ZTE dhe Alcatel. Për më tepër, një nismë spanjolle me emrin Geeksphone është duke ndërtuar dy modele për zhvilluesit e sistemit operativ Firefox.

Këta telefonë, Geeksphone Peak dhe Keon, duhet të dalin në shitje përgjatë uebfaqes së ndërmarrjes në javët e ardhshme. (PC World Albanian)

firefox OS.

Lajmet e fundit>