Biznes

Samsung nuk ka në plan të bëjë marrëveshje patentash me Apple

Nov 16 2012
0 Shpërndarje
Samsung nuk ka në plan të bëjë marrëveshje patentash me Apple

Para disa ditësh Apple dhe HTC zgjidhën një konflikt të gjatë që përfshinte patentat e tyre.

Kjo u shoqërua me një marrëveshje 10 vjeçare në të cilën u ra dakord që të dyja kompanitë të shfrytëzojnë patentat e njëra – tjetrës tani dhe në të ardhmen.

Kjo me siguri ishte një lëvizje e mire pas një lëmshi të madh që u bë mbi këtë çështje. Gjithsesi një marrëveshje e tillë me rivalin më të madh të Apple nuk do të ndodhë.

Gjatë një ngjarje mediatike në Seul, shefi i Samsung Mobile Shin Jong-Kyun tha se ishte i vërtetë lajmi se HTC pranoi ti paguante Apple 267 milionë $, por Samsung-u nuk ka në plan të negociojë për një marrëveshje të tillë.

Si pjesë e kësaj marrëveshje HTC do të paguajë 6 $ deri në 8 $ për celular, me një shumë të përgjithshme nga 180 deri 280 milionë $ në vit.

Apple vazhdon të përdorë pjesët elektronike të Samsung-ut

Kjo tregon se sa larg janë kompanitë nga njëra tjetra. Në fund të fundit biznesi është biznes. Apple vazhdon të përdorë pjesët elektronike të Samsung-ut si furnizues kryesor.

Gjithsesi ky biznes duket se po i vjen fundi pasi muajin e kaluar një zëdhënës i Samsung-ut i tha Korea Times se Apple u kishte thënë se nuk do të përdorte më pjesët e tyre në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

Tags >

patenta
Lajmet e fundit>