Harduer

Samsung nxjerr në shitje modelet e riparuara të Galaxy Note 7

Jul 2 2017
0 Shpërndarje
Telefonët do të jenë të pa hapur nga ambalazhimi. Bateritë do të kenë kapacitet më të vogël sesa modeli origjinal. Samsung nxjerr në shitje modelet e riparuara të Galaxy Note 7 Photo Source: Reuters

Samsung tha ditën e dielë se do të shesë versione të riparuara të Galaxy Note 7-ës në Korenë e Jugut duke filluar nga 7 Korriku.

Telefonët do të kenë bateri tjetër nga ajo që u bë shkak për tërheqjen e Note 7-ës nga tregu.

Samsung tha se do të shesë plot 400 mijë modele Galaxy Note 7 Fan Edition për 611 dollar, afro 30% më pak sesa çmimi i modelit origjinal.

Telefonët e riparuara do të jenë të pa hapur nga ambalazhimi. Bateritë do të kenë kapacitet më të vogël sesa modeli origjinal.

Prodhuesi më i madh në botë i telefonëve inteligjentë u detyrua të ndalonte shitjen e telefonit në Tetor të vitit të kaluar pas problemeve dhe shpërthimet e papritura të baterive.

5 miliard dollar ishte kostoja që kompania pagoi për një prej dështimeve më të mëdha në historinë e teknologjisë.

Në gjysmën e dytë të muajit Gusht kompania pritet të prezantojë pasardhësin Galaxy Note 8. Nuk ka informacione nëse telefoni do të shitet përtej Koresë së Jugut./PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>