Harduer

Samsung Odyssey 15, një laptop epik për video lojëra

Jan 5 2017
0 Shpërndarje
Samsung Odyssey 15, një laptop epik për video lojëra

odyssey-01-1024x573Laptopët dhe notebook-ët kanë qenë një temë e nxehtë këtë vit në CES, me Samsung që po shton në listën e debutimeve. Qëllimet janë të vendosura në  lojëra këtë vit me debutimin e fundit, i cili vjen në formën e Odyssey notebook.

Odyssey është një laptop për lojëra që është i gatshëm në 17.3 dhe 15.6-inç, dhe të dy paketojnë sasi të mëdha fuqie falë procesorit të Intel të brezit të 7 i7 dhe grafikave më të fundit GTX 1050 nga Nvidia.

Ndërkohë që komponentët janë më shumë se të mjaftueshëm, është kasa që ka nevojë për vëmendje, pasi si me shumë laptopë lojërash, është pothuajse e sigurte se do të jetë një kasë e madhe  që peshon dyfishi i një notebook normal, dhe punon me shumë zhurmë dhe nxehtësi. Ndërkohë që mund të mos jetë shumë i hollë, Odyssey i ri ka një kasë më shumë portative që ka përmasa ose 28.2mm ose 37.7mm.

Samsung nuk ka zbuluar ndonjë informacion për çmimin, por ne do të shpresonim të shikonim që të vijë mes çmimeve 999 pound dhe 1,300 pound, për të qenë sa më konkurrues kundër Dell XPS dhe Alienware.

Tiparet e pakrahasueshëm për një përformancë të lartë.

Odyssey përfshin tipare ekskluzive të ndërtuar brenda tij për lojtarët intensiv dhe ato normal. Me teknologji të avancuar, si HexaFlow Vent, një sistemim ventilimi për ftohje i avancuar që ndihmon pajisjen që të qëndrojë e ftohtë.

I krijuar për përformancë maksimale dhe lojë të pa fund, përdoruesit munden të hapin HexaFlow Vent, i cili ndodhet në panelin e poshtëm të pajisjen, për të shtuar memorie dhe RAM.odyssey-specifications

Për një lojë sa më të mirë, Samsung Notebook Odyssey është i pajisur me një procesor inteligjent dhe të fuqishëm. I fuqizuar nga procesori i brezit të 7-të Intel Core i7 (katër bërthamë 45W),  të dy modelet e Odyssey ofrojnë përformancës shumë të shpejtë me teknologji Premium të grafikave.

Ekran i ri i avancuar për imazhe të gjalla të cilësisë të lartë.

Plus motorit të tij me përformancës të lartë, Odyssey 17.3-inç ofron një eksperiencë shumë të mirë pamjeje duke përfshirë një dritë të pasme që arrin deri në 300 nits (280 nits për 15.6-inç) në ndriçim për të dhënë një imazh shumë të pastër. Ekrani i tij marramendës gjithashtu përfshin një sipërfaqe kundër reflektimit për ti lejuar lojtarët që të përqendrohen sa më mirë me sa më pak ndërprerje.

Odyssey i transporton lojtarët në një botë tjetër me kontrastin e gjallë të ngjyrave dhe një kënd të gjerë shikimi. Ai gjithashtu ofron imazhe të thella me cilësi të lartë për mundësuar një eksperiencë video të ngjashme me atë në kinema të cilësisë HDR.

Dizajn kreativ dhe funksione me përdorim të përmirësuar.

Pa prishur funksionet, Odyssey ka një dizajn inovativ që është funksional dhe i rafinuar me përdorim optimal. Ndryshe prej shumë PC të tjerë të mëdhenj, Odyssey është lehtësisht portativ, duke ju lejuar që të luani kudo.

Pas dizajnit të tij, tastiera e Odyssey ofron tipare të avancuara duke përfshirë taste të lakuar (taste 0.5mm volcano në 17.3-inç,taste 0.3mm crater dhe ndriçim i pasëm për butonat WASD për ti mundësuar përdoruesve ndërveprime optimale në 15.6-inç). Për personalizim dhe arritje të lehtë tek tastet kritik, përdoruesit gjithashtu mund të zgjedhin ngjyrën e ndriçimit për taste individual në Odyssey 17.3-inç.

Plus tipareve të tij premium, Odyssey përfshin softuer ekskluziv për ndarje me pajisje të tjera si telefona të mençur. Me PC Message dhe PC Gallery, lojtarët munden të shpërndajnë skedarë lehtësisht, mesazhe dhe foto në çdo kohë, kudo. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>