Lajmet

Samsung Omnia HD

Feb 16 2009
0 Shpërndarje
Samsung Omnia HD

 OMNIA HD është pajisja e parë full-touch nga Samsung dhe veçohet me aftësinë e parë në botë për incizim 720P HD (high-definition) dhe përmban ekranin më të madh në botë AMOLED. Samsung ka lançuar celularin OMNIA HD në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë, si pjesë të portofolit të saj mbi pajisje mobile inovative që përfshijnë veçoritë më të fundit multimediale dhe komunikimet më të shpejta të të dhënave, për të ofruar kështu një zgjidhje të plotë mediale për konsumatorë.

SAMSUNG OMNIA HD është celulari më i ri me performancë të lartë dhe ekran të plotë të ndjeshëm në prekje, që sjellë së bashku stil, performancë biznesi dhe multimediale në një pajisje. Celulari përcjellë suksesin fenomenal të vitit të kaluar të OMNIA dhe zgjerohet në tregun e Samsung mbi celularët all-in-one full-touch. Samsung Omnia HD përmban një dizajn mbresëlënës me një përfundim të hollë dhe sjell argëtimin ultimativ digjital falë kapacitetit të tij HD dhe ekranit AMOLED 3.7 inç. Ekrani AMOLED (Active Matrix Organic Light Emitting Diode) ofron mprehtësi të detajeve, ngjyra fantastike dhe kthjelltësi të shkëlqyer në dritë të drejtpërdrejtë të diellit, si dhe konsumon më pak energji.

Samsung OMNIA HD është një produkt tërheqës dhe eksitues për ne, pasi që është një pajisje mobile e përshtatur në mënyrë perfekte për nevojat e konsumatorëve të ditëve të sodit të cilët dëshirojnë eksperienca ultimative gjatë lëvizjes” – tha JK Shin, Zëvendës President Ekzekutiv dhe udhëheqës i divizionit për Komunikim Mobil, pranë Samsung Electronics. “OMNIA HD demonstron vizionin tonë për biznesin mobil të Samsung, i cili është përhapur për të sjellë celularë të rangut të lartë për ne që dëshirojmë funksionalitet, stil, shfrytëzueshmëri dhe argëtim, në një pajisje inovative. Me Samsung Mobile, unë besoj se përdoruesit tanë mund të kënaqen në front të punës dhe argëtimit, natyrisht duke qenë edhe të lidhur në çdo kohë, kudo”.

HD të shkëlqyer

Veçoritë për incizim high-definition ju mundësojnë juve që të kapni momente të rendësishme në kualitet HD (720p), të kënaqeni me përmbajtje HD në televizorët high-definition përmes teknologjisë DLNA dhe të ndani video të kohës reale, përmes qik.com. Ekrani 16:9 i display-it QHD me 16M ngjyra dhe altoparlantët me stereo të dyfishtë, shpalosin një botë tërësisht të re në eksperiencat multimediale në lëvizje, duke mundësuar që përdoruesit të kënaqen me video SD (Standard Definition) dhe HD (High Definition), në madhësi dhe kualitet të formatit të kinemasë.

Konvergjencë praktike

I përshtatur për industrinë momentale, kamera me 8 megapixel e OMNIA HD mundëson që ju të bëni fotografi në kualitet të aparateve dixhitale në celularin tuaj. Përdoruesit mund të kënaqen me qasjen e shpejtë në internet përmes HSUPA 5.76 Mbps dhe HSDPA 7.2Mbps që mundësojnë shkarkim apo ngarkim të një MP3 me madhësi 4MB për më pak se 10 sekonda dhe një film 40MB për më pak se 1 minutë. Ekrani rrotullues 3.7 inç do të thotë se ju mund të argëtoheni me shfletim në internet me eksperienca të ngjashme të PC-së.

GPS me kompas të integruar e bën OMNIA HD të përshtatshëm edhe për kalimtarë edhe për vozitës, ndërsa kontrollat e ndjeshme në prekje për lëvizje si dhe udhërrëfimet me zë që burojnë nga altoparlantët e dyfishtë, i ofrojnë vozitësve navigim të lehtë dhe të sigurtë.
Memoria e brendshme është mjaft bujare nëse mund të shprehemi kështu (opsionet e kapacitetit janë mes 8GB dhe 16GB), duke pasur mundësinë edhe të shtimit të saj përmes kartelave microSD deri në 32GB, të cilat ju mundësojnë juve të ruani të dhëna deri në 48GB – që përafërisht do të thotë ruajtje të 35 filmave në kualitet DVD-je apo ruajtje të 18.000 fotografive në kualitet 8MP.

Përdorim të lehtë
Përmes ndërfaqes 3D që është e lehtë për tu përdorur, OMNIA HD ofron shikim të kënaqshëm dhe shumë të përshtatshëm, gjë që mundëson që përdoruesit të lëvizin përreth dhe të kryejnë detyra të ndryshme në të njejtën kohë. Veçoritë tjera përfshijnë edhe lojëra 3D, të cilat janë mbresëlënëse dhe intuitive në çdo aspekt, duke ofruar kështu eksperiencat më të mira multimediale.

Lajmet e fundit>