Lajmet

Samsung Omnia II me ekran 3.7 inç AMOLED

Jun 15 2009
0 Shpërndarje
Samsung Omnia II me ekran 3.7 inç AMOLED

Nëse nuk e keni kuptuar deri më tani, atëherë tani është koha që çdo gjë të kuptohet se Samsung kohëve të fundit është duke paraqitur mjaft shumë detaje mbi modelin Omnia.

Duket se operatori Verizon do të jetë bartëse e modelit Omnia II, i cili ka ekranin më të madh AMOLED të vendosur deri më tani në një celular – 3.7 inç në rezolucion WVGA. Sipas të gjitha gjasave do të ketë edhe TouchWiz 2.0, që do të thotë më shumë fuqi për widget-s, për të cilat Samsung deklaron se janë “hapje të mençura” që ju lejojnë mënyra të drejtpërdrejta dhe më të lehta për t’iu çasur aplikacioneve nga ekrani mbyllës.

Sipas burimeve që kemi, Omnia II do të ketë mundësi azhurnimi të sistemit operativ në Windows Mobile 6.5, ku si bazë është WM 6.1 që arrin i gatshëm në pakon e shitjes.

Përdoruesit gjithashtu mund të shkakrojnë edhe të dhëna përmes HSUPA 5.76 Mbps, HSDPA 7.2 Mbps dhe përmes aftësive Wi-Fi.

Memoria e integruar është 48 GB , që është më shumë se e mjafteushme për të ruajtur të gjitha përmbajtjet e juaja më të preferuarat.

Lista e Specifikave: Omnia II (I8000)

 

 

  • Rrjeti: HSDPA 7.2 Mbps / HSUPA 5.76Mbps
    EDGE/GPRS 850 / 900 / 1800 / 1900MHz
    UMTS 900 / 1900 / 2100MHz
  • Ekrani: 65K WVGA AMOLED Display (3.7", 480 x 800)
    I avancuar R-type – I ndjeshëm në prekje
  • Sistemi Operativ : Windows Mobile 6.1 Professional
  • Kamera : 5 Megapiksel CMOS / Auto-Fokus /
    Fuqi të dyfishtë LED / Detektim të fytyrës / Fotografim në buzëqeshje
    Blog Mobil  / Geo Tagging / Foto Editor
  • Audio: Përkrahje të formateve të audios (MP3, AAC, AAC+, WMA)
    WMDRM, OMA DRM 2.1 / Kërkoni muzikë  (njohje të muzikës)
    Bluetooth® Kufje (A2DP)
    FM Radio me RDS / por 3.5 mm për kufje
  • Video: Përkrahje për formate të videove (DivX, XviD, H.263,
    H.264, WMV9, MPEG4)
    Aftësi për video incizim dhe lexim ([email protected] D1(720×480))
    Video Editim (Pren video, Audio dubb,
    Live dub, shtoni titra)
  • Vlera të shtuara: A-GPS me Navigim (Harta 3D) / LBS
  • TouchWiz 2.0 UI me Mobile Widget /menagjer  3D Media Gate
  • Multi-task / Lojëra Interaktive 3D
  • Lidhje :Bluetooth® v 2.0 / USB 2.0 / Wi-Fi
  • Memorie : E integruar : 2GB/8GB/16GB
  • Memorie e jashtme: microSDHC™ (up to 32GB)
  • Dimensioent: 118 x 60 x 11.9 mm
  • Bateria : Kohë bisede: Up to 10 hours (3G)
  • Kohë standby: Up to 430 hours (3G)

Lajmet e fundit>