Biznes

Samsung parashikon fitime rekord për tre mujorin e dytë të vitit

Jul 7 2017
0 Shpërndarje
Rivali numër 1 i Apple tha se ky tremujor mund të gjenerojë afro 12.11 miliard dollar fitim. Të ardhurat do të rriten me 18% në 52 miliard dollar. Samsung parashikon fitime rekord për tre mujorin e dytë të vitit Photo Source: Reuters

Samsung Electronics tha ditën e Premte se pret që tre mujori i dytë i këtij viti të ketë rritje fitimi me 72% krahasuar me një vit më parë duke vendosur një rekord në historinë e gjigandit Korean.

Rivali numër 1 i Apple tha se ky tremujor mund të gjenerojë afro 12.11 miliard dollar fitim. Të ardhurat do të rriten me 18% në 52 miliard dollar.

Këto shifra tregojnë dërguan aksionet e Samsung në vlera rekord. Ditën e Marte kompania tha se do të investonte 18.6 miliard dollar për të shtuar kapacitetet prodhuese të çipeve të memorjes dhe ekraneve të gjeneratës së re.

Është rritja e kërkesës për çipe të memorjes të cilat kanë krijuar një prej raporteve financiare më të mira në historinë e Samsung. Megjithatë kontribut kanë dhënë edhe shitjet e ekraneve OLED për telefonët.

Në Gusht Samsung pritet të prezantojë Galaxy Note 8-ën. Shitjet e pajisjes do të marrin vëmendje të veçantë pas dështimit të paraardhësit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>