Biznes

Samsung parashikon fitime rekord për tre mujorin e fundit të 2016

Jan 6 2017
0 Shpërndarje
Samsung parashikon fitime rekord për tre mujorin e fundit të 2016

Samsung tha ditën e Premte se pret rritje të fitimit për tre mujorin e fundit të 2016-tës me afro 50% krahasuar me një vit më parë për të arritur pikën më të lartë në tre vite.

Ky raport financiar premtues vjen në një moment kritik për kompaninë e cila pati humbje prej 2.1 miliard dollarësh me tërheqjen nga tregu të Galaxy Note 7 në Tetor.

Në të njëjtën kohë është një tregues se biznesi mobil i Samsung do të rritet shumë më shpejt sesa kishin parashikuar analistët.

Gjigand Korean tha se fitimi përgjatë periudhës Tetor-Dhjetor ishte 7.8 miliard dollar, më e larta që nga fundi i 2013-tës. Kjo shifër shkon përtej çdo parashkimi të çdo analisti.

Aksionet e Samsung shënuan menjëherë rritje me 2.1%. Mendohet se ka qenë biznesi i çipeve ai që ka katapultuar Samsung në këto pozita gjatë tre mujorit të fundit të vitit. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>